Rama: 500 banesa me standarde europiane

Në kantierin e ndërtimit në Laç ka përfunduar thuajse 90% e gërmimeve, aty ku do të ndërtohet një kompleks i ri banimi për familjet që humbën banesat nga tërmeti i nëntortit të kaluar. Teksa pa nga afër punimet, kryeministri Edi Rama tha se banesat për mbi 500 familje do të kenë të gjitha standartet europiane.

Ju e dini që është e rëndësishme të punojmë shpejt, por edhe ta bëjmë mirë”, u shpreh kryeministri. Projekti parashikohet të përfundojë deri në muajin gusht të 2021shit.

 “Zona 1 do ketë 5 pallate, në muajin mars dhe do të jetë e perfunduar deri në muajin mars sipas kompanisë. Dhe zona 2 me 8 pallate deri në muajin gusht do të jetë e perfunduar”, tha kryetarja e Bashkisë Laç, Majlina Cara.

Ndërkohë Ahmetaj tha se “Janë 400 parkime dhe rreth 524 apartament. Ketu është qendra komerciale”.  Banesat dhe të gjitha njësitë e shërbimit do të jenë anti-sizmike, për të përballuar edhe lëkundjet deri në 9 ballë.

Tv Klan