Kryeministri Edi Rama thotë se shumë shpejt do të hapen dyert për familjet e prekura nga tërmeti në zonën e rindërtuar në Laç. Kreu i qeverisë ka shpërndarë disa foto nga lagja e re ku i uron fundjavë të mbarë ndjekësve të tij.

“Mirëmëngjes, dhe me Laçin e Rilindur siç askush nuk e ka parafytyruar kur gdhiu dita pas tragjedisë së madhe, teksa po mbyllen detajet e fundit të kësaj zone, ku pas pak do të hapen dyert për familjet e prekura nga tërmeti, ju uroj një fundjavë të bukur”, njoftoi Rama./tvklan.al