Lëvrohet fondi prej 234 milionë lekësh

Me lëvrimin e fondit prej 234 mln lekësh nga qeveria, në Tiranë pritet të përfundojnë brenda vitit edhe pallatet e fundit të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019 të klasifikuar si ds1, ds2 dhe ds3.

“Ne përfunduam fazën e parë 288 pallate janë rehabilituar që janë bërë punime në ambiente të përbashkëta, shkallën, lyerjen, suvanë, meremetimi dhe presim të fillojmë 238 pallate të tjera.”

Në kategorinë e pallateve ds4, si ky që shihni në këto pamje, që kanë nevojë për ndërhyrje në strukturë për përforcimin e tyre, procesi ka qenë më delikat.

“Ds4 kemi 106 pallate. Pallatet ds4 me aktspertiza kemi filluar me 27 pallatet e para që janë riparime, struktura, mermetimet përkatëse, ndërhyrjet në mabiente të brendhsme të apartamenteve dhe këtu jemi në një fazë të mirë dhe pastaj fillojmë 60-70 pallate të tjera që janë po ds4. Tirana do jetë kantier i hapur  ndërtimi për këto pallate.”

Pandemia dhe rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë kanë pasur efektet e tyre negative në ecurinë e procesit. 

“Procesin e rindërtimit mund ta kishim përfunduar teksa flasim por kemi patur dy problematika shumë të mëdha. Pasi pas rindërtimit ndodhi pandemia dhe tani që po flasim kishim dhe efektin e luftës në Ukrainë dhe me rritjen e çmimeve ishim të detyruar të ndalonim kantierin”

2300 familje, banesat e të cilëve janë dëmtuar në pallatet e klasifikuar ds4 dhe d5, po trajtohen me bonus qiraje nga Bashkia e Tiranës.

Tv Klan