Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion në Valias, ku po prishen 12 pallate banimi.

Ndërtesat janë shpallur të pabanueshme dhe të rrezikshme për banorët, pas tërmetit të 26 nëntorit vitin e kaluar.

Janë 5 pallate 2 katësh, 6 pallate 3 katësh dhe një pallat 4 katësh që do të prishen nga IKMT, për t’i hapur rrugë ndërtimit të objekteve të reja për banorët.

Tv Klan