Rama: Nuk do të jetë një proces kompensimi

Javën e dytë të Marsit do të hapet procedura për thirrjen e të gjitha kompanive që do të bëhen pjesë e procesit të rindërtimit. Prioritet do të jenë familjet me më pak të ardhura, ndërsa Kryeministri, në një konferencë të posaçme, tha se i sigurt është fakti se në fund të vitit, ata do të kenë çelësat e shtëpive të reja në duart e tyre.

Ministri i Rindërtimit bën të qartë se ky nuk do të jetë një proces kompensimi. Këto janë disa nga modelet e shtëpive individuale, që do të ndërtohen, të cilat në total shkojnë në 806, ndërsa pallatet që do të rindërtohen, 7981.

Qeveria siguron se i gjithë fondi që do të përdoret për rindërtimin, përfshirë dhe ai i siguruar nga Konferenca e Donatorëve, do të kalojë në filtra shumë të imët kontrolli. Si mekanizëm i shtuar i transparencës është kërkuar që pjesë e Komitetit Shtetëror të Rindërtimit të bëhen edhe përfaqësues ndërkombëtar.

Rama dhe Ahmetaj sigurojnë se pavarësisht se donacionet në formën e kredive, të siguruara në Konferencën e Brukselit, janë afro 3 fishi i borxhit publik të parashikuar, nuk do të ketë rritje të tij.

Kryeministri shmagu t’i përgjigjej çdo pyetje që kishte lidhje me manifestimin e Presidentit, apo akuzat që ai bën në adresë të maxhorancës për shkelje kushtetuese dhe ligjore.

Të njëjtën sjellje refuzuese ka dhe kur pyetet për letrën e socialistëve që kërkojnë reformim të Partisë Socialiste.

Tv Klan