“Ekspertët e Facebook të vijnë të shohin nga afër cilësinë e ndërtimit”

Si përgjigje ndaj akuzave të opozitës për zvarritje të procesit të rindërtimit, Rama e ka kaluar fundjavën duke inspektuar disa kantiere ndërtimi. Në Durrës dhe në Shijak pas shpërndarjes së granteve për godinat e klasifikuara me dëmtime të riparueshme, kompanitë e ndërtimit të kontraktuara nga bashkia po ndërhyjnë në ambientet e përbashkëta të pallateve. Në Shijak janë në proces 27 pallate.

Në Durrës janë drejt fundit dhe disa objekte arsimore që po bëhen me paratë e buxhetit të shtetit ndërsa pjese tjetër është marrë përsipër të bëhet nga BE. Kryeministri iu përgjigj akuzave për cilësinë e ndërtimeve të reja.

Në Manzë janë 280 shtëpi individuale që do të ndërtohen nga e para.

Tv Klan