Brenda disa javësh do të jetë gati blloku i ri i banimit në Kavajë për banorët që humbën shtëpitë nga tërmeti. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se shtëpi do të përfitojnë 359 familje.

“Mirëmëngjes, dhe me bllokun e ri të banimit në Kavajë, ku për disa javë do të hapen dyert për 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama./tvklan.al