Frikë nga shembja e pallatit, 15 familje kalojnë natën jashtë

Hapja e këtij kanali po u rrezikon jetën 15 familjeve në Laç. Sistemimi i përroit të qytetit në kuadër të procesit të rindërtimit, ka dëmtuar themelin e një pallati 5 katësh. Banorët e kaluan natën jashtë nga frika e shembjes së objektit. Ata thonë se kanë kërkuar ndërprerjen e punimeve, por kjo nuk është marrë parasysh nga autoritetet.

Investimi prek edhe 2 pallate të tjera në zonë ndërsa njerëzit që jetojnë aty ndihen të frikësuar pasi ndërtesat janë dëmtuar gjithashtu edhe nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019.

Në qytetin e Laçit po punohet në dy zona me rindërtimin. Në një prej tyre po ndërtohen 522 njësitë e reja të banimit nga agjencia turke TOKI ndërsa në pjesën tjetër të qytetit procesi po vijon me fonde të qeverisë shqiptare.

Klan News