Shtëpitë individuale përfundojnë brenda vitit

Shija e përballjes me gazetarët në studion e Opinion dëshmoi se nuk i kishte ikur as gjatë paradites kryeministrit i cili dorëzoi dy kontrata të shtëpive të sapopërfunduara në Kashar.

Ata gazetarët… aman mos na i kujto gazetarët e televizionet”, tha Rama.

Si kryebashkiaku ashtu dhe ministri i Rindërtimit që e shoqërojnë në inspektime të kësaj natyre e kanë njohur kryeministrin me ecurinë e procesit të Rindërtimit. Për shtëpitë individuale flasin me optimizëm se do të përfundojne brenda vitit të ri.

Në Tiranë do të nisin dhe pallatet e para që do të rindërtohen në zonën e tregut tek 5 Maji dhe në Kombinat. “Brenda 10 ditëve të 5 Maji dhe 30 ditëve në Kombinat”, tha Veliaj.

Tv Klan