Rindërtohen dy shtëpi të shembura në Kashar


Rindërtohen dy shtëpi të shembura në Kashar

16:45 24/09/2020

Veliaj akuza opozitës: Po përdor qytetarët për politikë

Vijon rindërtimi banesave të dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit. Nga Kashari, ku pa nga afër rindërtimin e dy banesave të shembura, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha se asnjë familje e dëmtuar nuk do të mbetet pa shtëpi, por nuk do lejohen edhe abuzime me bonusin e qerase.

“Spekulimet nuk do t’i lejojmë sepse njerëzit me të drejtë thonë: ‘Bonusi i qirasë merret nga taksat e mia. Pse njëri që del me një ish-deputet ose ish-politikan në televizor duhet të marrë dy-tre herë nga lekët e mia’? Me qenë të drejtë edhe para shtetit, edhe para ligjit, edhe para Zotit, edhe para njerëzve, ne ruajmë çdo dokument. Çdo njeri do marrë qiranë derisa të marrë çelësin. Kur të marrë çelësin e shtëpisë, do i ndërpritet qiraja, që të kemi mundësi të bëjmë edhe punë të tjera”, tha Veliaj.

Veliaj akuzoi opozitën se po përdor qytetarët për bonusin e qirasë.

“Ka disa njerëz që e thonë fjalën e keqe për punë partie. Por, di t’ju them se nuk kemi lënë askënd pa bonus qiraje, pa strehim, edhe në Kombinat. Sigurisht, për pallatet procedura është pak më e ndërlikuar dhe e gjatë, por them se 99% e njerëzve janë të drejtë, solidarë dhe mbështetës. Ekziston një 1% që thotë ‘kap ça të kapësh’ e ‘derisa i kapa 10 muaj qira, po më vijnë edhe këta të partisë, do kap ndonjë gjë për ata’. Por, mos bëni aleancë me hilen”!

Javën tjetër në këshillin bashkiak pritet të miratohen edhe pjesa e fundit e dëmshpërblimeve për familjet e dëmtuara nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Tv Klan



Të ngjashme