Investimi u realizua nga fondet e BE, objekti ishte dëmtuar nga tërmeti

Një tjetër objekt i dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit të vitit 2019 është rindërtuar në Lezhë. Bëhet fjalë për shkollën 9 vjecarin dhe kopshtin Fran Ivanaj në Ishull Shëngjin. Investimi është bërë me fondet e BE përmes programit EU4SCHOOLS

“Është një shkollë në të cilën gjetëm mjedise shumë të mira, investime të cilat shkojnë në drejtim të përmirësimit të gjithë metodologjisë së shkollëve dhe të gjithë mësuesit janë të motivuar për të realizuar orë mësimore sa më të mira dhe për tu ndjerë fëmijët sa më mirë.”

Sipas kryetarit të bashkisë Pjerin Ndreu kjo është shkolla më e mirë që ka aktualisht Lezha.

“Shpresoj që edhe investimet e tjera të shkojnë në këtë logjikë sepse duke kultivuar të tillë ambient për nxënësit ne dizenjojmë një të ardhme më të mirë për qytetin.”

Përmes programit EU4SCHOOLS janë rindërtuar 45 objekte arsimore dhe 14 të tjera janë në proces  ndërtimi ose rikonstruksioni.

Klan News