Mbi 6 mijë persona janë evakuuar ndërsa dëmet janë të pallogaritshme, në Angli është aktivizuar alarmi për një tjetër nxehtësi ekstreme

Zjarret shpërthyen sërish në Francën jugperëndimore, duke shkatërruar gjashtëmbëdhjetë shtëpi, dogjën 6,000 hektarë dhe detyruan të evakuohen pothuajse 6,000 njerëz në një zonë të goditur muajin e kaluar nga flakët e mëdha.

Franca, si pjesa tjetër e Europës, po përballet me valët e të nxehtit dhe thatësirës, gje e cila ka nxitur zjarre të shumta në të gjithë kontinentin gjatë dy muajve të fundit.

Zjarret kanë shpërthyer edhe në pjesë të tjera të vendit, Lozere dhe Aveyron, ku tashmë janë djegur rreth 600 hektarë. Gironde në Francën jugperëndimore u godit në kKorrik nga dy zjarre që shkatërruan më shumë se 20,000 hektarë pyll dhe çuan në evakuimin e pothuajse 40,000 njerëzve. Një tjetër zjarr është raportuar edhe në rajonin Maine et Loire në Francën perëndimore, ku 650 hektarë janë djegur dhe 500 të tjera janë në rrezik, sipas autoriteteve lokale.

Shërbimi i motit i Britanisë lëshoi ​​ një paralajmërim për nxehtësinë ekstreme për disa pjesë të Anglisë dhe Uellsit. Paralajmërimi i dyti më i rëndë dhe do të hyjë në fuqi nga e enjtja deri në të  dielë. Temperaturat pritet të arrijnë në mbi 35 Celsius.

Paralajmërimi vjen pas një Korriku të thatë për Anglinë, kur temperaturat u rritën mbi 40 gradë Celsius për herë të parë, duke kthyer në qendër të vëmendjes ndikimet e ndryshimeve klimatike. Disa kompani uji kanë vendosur tashmë kufizime dhe supermarketet kanë kufizuar shitjet. Shërbimet e ambulancës kanë marrë qindra thirrje nga pacientë që përballen me vështirësi në frymëmarrje, marramendje dhe të fikët.

Klan News