Pas disa vitesh në qendër të vëmendjes si anëtar i One Direction, Louis Tomlinson ka zgjedhur që vitet e fundit të jetë shumë i rezervuar në jetën private.

Por tani mësohet se këngëtari ka nisur një lidhje të re me Zara McDermott, një figurë televizive.

Romanca ka tërhequr vëmendje për shkak të lidhjeve të mëparshme të 28-vjeçares në formatin Love Island dhe me Sam Thompson.

33-vjeçari dhe McDermott nuk kanë konfirmuar ende asgjë, por në muajt e shkuar janë parë duke dalë bashkë.

Sipas burimeve për The Sun, ata janë lidhur prej disa muajsh dhe Louis “e ka mahnitur” bukuroshen.

“Ai mendon se ajo është shumë e bukur. Louis është një xhentëlmen i vërtetë kështu që ky udhëtim ishte diçka që ai e planifikoi dhe realizoi për Zara”, tha burimi duke iu referuar ‘arratisjes’ së çiftit në Aldeburgh, Suffolk.

Zara u bë e famshme në edicionin e vitit 2018 në Love Island ku hyri si “bombshell” dhe krijoi një çift.  Pas 10 ditësh, ajo doli nga vila dhe më pas mori pjesë në Celebrity X Factor. Ajo ka marrë pjesë në disa dokumentarë dhe në vitin 2023, hyri edhe në Strictly Come Dancing.

Lidhja e fundit publike e Tomlinson ishte me Sofia Nyvang në vitin 2023, por nuk zgjati shumë. Ai ka një djalë 9 vjeç me Briana Jungwirth, për të cilin nuk ka ndarë shumë detaje./tvklan.al