131 shfaqje premierë në 2022
Viti 2022 ka qenë një vit frymarrjeje për institucionet e artit. Sektori i kulturës dhe veçanërisht i teatrove pësoi një goditje të madhe nga pandemia, por aktivitetet artistike nisën të riktheheshin të plota gjatë vitit që lamë pas.
2022 pati edhe më shumë shafqje të reja për publikun, duke shënuar plot 131 premiera, me 102 që u vunë në skenë gjatë vitit 2021.
Por me rikthimin e normalitetit dhe lejimin me kapacitet të plotë të publikut në teatro, ka pësuar rritje edhe numri spektatorëve. Kjo është një e dhënë pozitive, që publiku gjatë vitit 2022 është rritur gati 3-fish më shumë se në 2021.
Edhe numri total i shfaqjeve shënoi rritje të ndjeshme në 2022. 823 vepra skenike u luajtën për gjatë vitit nga institucionet qëndrore të artit, duke lënë një sfidë të hapur që 2023 të jetë një vit më i mirë për artin duke rritur audiencën.
Tv Klan