truri

Një javë më parë burime nga Shëndeti Publik në Angli thanë se po punojnë për zbulimin e një mjeti të ri i cili do të mbajë gjithmonë në moshë të re trurin e njeriut, si pjesë e luftës kundër çmendurisë.

Truri i njeriut fillon të tkurret pas të 20-ve, fakt ky i pashmangshëm gjatë jetës. Për këtë arsye shkencëtarët janë në përpjekje të vazhdueshme për të zbuluar mjetin që do ta mbajë trurin tuaj në moshë të re.

Por, përveç kësaj ju mund të arrini ta mbani trurin tuaj në lëvizje nëpërmjet disa metodave fare të thjeshta.

Ja disa prej tyre:

1- Reduktoni ushqimet e fabrikës

Çdo ushqim që nuk është bio nuk i bën mirë trurit tuaj. Ju duhet t’i reduktoni ato sa më shumë të jetë e mundur.

2- Bëni ushtrime për trurin tuaj

Rreth një litër gjak kalon në trurin tuaj çdo minutë. Çdo ndërprerje e këtij qarkullimi mund t’iu çojë ju në infarkt cerebral. Për ta mbajtur trurin nën kontroll duhet të punoni me të çdo ditë. Më e mira është të ecni shumë gjatë ditës.

3- Ndiqni hobet tuaja

Argëtohuni herë pas here dhe ushtroni trurin tuaj edhe duke u marrë me hobe të reja. Kështu ai do të jetë në lëvizje për një kohë të gjatë.

4- Mësoni një instrument muzikor

Të mësoni një vegël muzikore do ta bëjë turirin tuaj më të përqëndruar. Ushtrimi i një vegle muzikore vë në punë edhe gishtat, krahët apo gojën tuaj në lëvizje.

5- Luani shah

Shahu iu ndihmon ju të zhvilloni imagjinatën dhe të mbani trurin tuaj në punë. Sa më shumë lëvizje planifikon një lojtar të luajë, aq më shumë truri punon në zhvillimin e memories.

6- Kërceni

Kërcimi apo pjesëmarrja në evente sociale me njerëz të tjerë njihet shkencërisht se ka një impakt pozitiv dhe të fuqishëm për të ushtruar trurin dhe fizikun tuaj.

7- Lexoni

Porcesi i mbajtjes së syve në letër, i leximit të fjalëve, i imagjinimit të asaj çka lexoni bën që truri juaj të funksionojë më së miri dhe mbi të gjitha të jetojë gjatë.

tvklan.al