Thonë se në Shqipëri nuk kanë asnjë mbështetje nga shteti

Këto janë disa nga shqetësimet dhe problematikat që të rinjtë ngritën në Festivalin e Rinisë për vitin 2020. Këtë vit, për shkak të pandemisë, ky festival u mbaj online dhe përball tyre ishin edhe përfaqësues të pushtetit vendor dhe atij qendror. 

Të rinjtë kërkuan që problemet e tyre të merren në konsideratë dhe në planifikohen në buxhetet e bashkive për vitin e ardhshëm. Sipas drejtuesve të World Vision, të cilët mbështesin zërin e të rinjve, shqetësim mbetet dëshira e madhe e tyre për të emigruar. Dhe nëse nuk merren masa kjo gjë nuk do të ndalet.

Sipas raportit të vlerësimit mbi ndikimin e pandemisë nga Covid-19 në mirëqenien e fëmijëve dhe familjes në Shqipëri, të realizuar nga kjo organizatë dolën në pah edhe probleme shumë të mëdha, duke nisur nga dhuna deri edhe të pamundësi për t’u ushqyer.

Klan Plus