Sipas një vrojtimi 86.3% do ishin të gatshëm të punonin edhe jashtë vendit

Gati 50% e të anketuarve në sondazhin “Hapat e Parë në Tregun e Punës 2020” kanë zgjedhur kompanitë e mëdha ndërkombëtare, si preferencën e tyre ku dëshironin të punonin.

Kjo zgjedhje, sipas raportit të “Deloitte”, lidhet shumë me kulturën organizative kompanive, të cilat kanë në fokus zhvillimin dhe mbajtjen e kapitalit njerëzor dhe trajtimin e punonjësve si asete të çmuara për ta.

Në sondazh u vu re se 15.4% e të anketuarve pohojnë se do të preferonin të punonin në biznesin e tyre, ndërsa 9.6% në kompanitë e mëdha kombëtare.

Po ashtu 86.3% e të rinjve do të ishin të gatshëm të zhvendoseshin në një shtet tjetër për shkak të punës edhe pse vihet re një ulje e këtij trendi krahasuar me vitet e mëparshme.

Ajo çfarë evidentohet në sondazh edhe në nivel rajonal, të rinjtë do të ishin të gatshëm të zhvendoseshin jashtë vendit për një punë më të mirë.

Edhe për nivelin e pagës të rinjtë kanë shprehur preferencat e tyre.

43.7% e tyre do donin të fitonin 251 deri në 500 euro në muaj, në këtë kategori grupmoshat 18-22 vjeç dhe 21-24 vjeç, të cilët janë në fillimet e karrierës profesionale.

Pyetur se si do të ishte përgjigjja e tyre nëse do të ishin pyetur para pandemisë, 27.3% kanë vlerësuar se do të dëshironin të fitonin më shumë, 70.2% janë përgjigjur se do ta vlerësonin me të njëjtën vlerë dhe 2.5% do ta vlerësonin më ulët.

Vrojtimi “Hapat e Parë në Tregun e Punës” është realizuar në muajt Tetor–Nëntor 2020, gjatë një periudhe pesë javore.

Klan News