Ministria e Bujqësisë ka zhbllokuar procesin e dhënies së tokave bujqësore në pronësi të shtetit me qira. Në total janë 17 mijë hektarë që do të dalin në ankand për të gjithë bizneset të cilët janë të interesuar për të investuar në sektorin e bujqësisë. Çmimi i qirasë është më i ulët se tregu, ndërsa kontrata me shtetin bëhet afatgjatë.

Deri tani procesi i dhënies së tokave të shtetit me qira ishte bllokuar për shkak të problemeve që paraqiteshin nga të dyja palët, si nga ana e investitorit edhe te monitorimi i kontratës që i kanë bërë strukturat e shtetit.

Qeveria është duke mbyllur dhe një auditim të mënyrës se si janë dhënë deri më sot tokat bujqësore në pronësi të shtetit, për të parë nëse administrimi nga privati ka patur si qëllim bujqësinë apo aktivitete të tjera.

Tv Klan