Mbetet në fuqi mësimi online për shkollat e mesme

Arsimi parauniversitar rinisi këtë të hënë mësimin e kombinuar, pas një jave vetëm online si pasojë e motit me temperatura të ulta. Ky i fundit ka bërë që jo gjithnjë nëpër klasa prokolli anti-Covid të respektohet deri në fund.

Si e bëni mësimin me dritare të hapura apo të mbyllura?
Me dritare të mbyllura se kemi ftohtë dhe me ngrohëse”.
“Me dritare të mbyllura”.
“Me dritare të hapura dhe derë të hapur”.

As kujdesi i prindërve për të ruajtur distancën para portës së shkollës nuk mjafton për të shmangur grumbullimet. Nxënësit e ciklit fillor takohen e luajnë mes tyre. Teksa i pyesim për të tjera rregulla, anti-Covid pëgjigjet i kanë të dyzuara.

E mbani maskën brenda dhe jashtë klase?
“ Disa po, disa jo”.
“Po e mbajmë”.

Keni dezinfektant?
“Po. Dezinfektojmë duart dhe bankën sepse mund të ketë mikrobe aty”.

Prindërit e tyre dyshojnë se të vegjëlit arrijnë ta zbatojnë protokollin e sigurisë. 

“Jo, nuk mendoj se e zbatojnë dot. Këta janë të vegjël dhe nuk e njohin frikën, si rrjedhojë nuk i dinë as pasojat që sjell kjo sjellje”, shprehet një prind.

Për shkollat e mesme në ato zona me përhapje të lartë të koronavirusit, qëndron ende në fuqi mësimi online. Vendimi për gjimnazet në Tiranë, Fier, Vlorë, Berat, Durrës, Gjirokastër, Lezhë, Lushnje, Pogradec dhe Kamëz, do të vlerësohet nga Komiteti Teknik pas datës 26 Shkurt.

Tv Klan