Filologjiku: 2 skenarë për provimet sezonale

Auditorët do të vijojnë të jenë të mbyllura, por mësimi për studentët e Universitetit të Tiranës rinisi këtë të martë.

Në mungesë të një vendimi tjetër nga Komiteti Teknik i Ekspertëve, mësimi u zhvillua sërish online.

Për provimet e sezonit të parë, që nis në muajin Shkurt, po diskutohen 2 skenare.

“E para që provimet e sezonit të parë të bëhen online siç kemi vepruar deri më tani. E dyta në auditore, sigurisht duke respektuar grupe prej 10 personash. Pra 9 studentë dhe pedagogu”.

Rikthimi i studentëve në auditore do të varet nga situata e pandemisë në vend, ndërsa arsimi parauniversitar do të rinisë mësimin e kombinuar më 11 Janar, sipas vendimit nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Tv Klan