Furnizuesi i kompanisë Apple, Wistron do të rifillojë punën javën e ardhshme. Reuters bën me dije se fabrika në  Indinë  jugore do të rihapet pas dëmtimeve që pësoi nga protestat e stafit në Dhjetor të vitit të kaluar.

Fabrika e Wistron në zonën industriale Narasapura të shtetit Karnataka u mbyll pasi punëtorët nisën protesta të dhunshme për pagat e papaguara. Ata shkatërruan godinën, dëmtuan pajisjet teknologjike duke shkaktuar miliona Dollarë humbje për kompaninë nga Tajvani.

Apple vendosi Wistron në provë pasi kontrolli i saj i uzinës gjeti shkelje të “Kodit të Mirësjelljes të Furnizuesit”, dhe rihapja e fabrikës u bë vetëm pas miratimit të Apple.  

“Rindërtimi i Wistron është afër përfundimit dhe prodhimi i iPhone ka shumë mundësi të fillojë javën e ardhshme”, citon Reuters një burim qeveritar.

Tashmë në fabrikën e Wistron Corp do të prodhohen modelet e reja të iPhone që do të prezantohen në javët në vijim./tvklan.al