Vucic - MustafaIsa Mustafa dhe Aleksandër Vuçiç takohen sot në Bruksel për herë të parë për të vijuar procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky takim i kryeministrave ndërmjetësohet nga Shefja e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Bashkimin Europian, Federika Mogerini.

Biseda e parë në këtë rang vjen pas ndërprerjes disa-mujore të bisedimeve për shkak të zhvillimeve politike në Kosovë, pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2014.

Nuk ka njoftim për axhendën e takimit të sotëm. Por sipas Maja Koçijançiç – zëdhënëse e Mogerinit – zyrtarët e lartë “do të rishikojnë progresin e arritur deri tani dhe do të vendosin si të vijohet më tutje”.

Kosova dhe Serbia nënshkruan në 19 prill të 2013 marrëveshjen e normalizimit të raporteve mes dy vendeve.

Tv Klan