Rinisin bisedimet mes BE-së dhe Britanisë për marrëveshjen tregare

Lordi Frost, negociatori i Britanisë


Rinisin bisedimet mes BE-së dhe Britanisë për marrëveshjen tregare

19:55 07/12/2020

Britania e Madhe dhe Evropa kanë rinisur bisedimet për të arritur marrëveshjen tregtare pas Brexit.

Mosmarrëveshjet mbi peshkimin dhe rregullat e biznesit po vazhdojnë të mbajnë larg palët, por sërish BE dhe Britani kanë deklaruar se mund të arrijnë në një pikë të përbashkët.

Kryenegociatori i Bashkimit Evropian, Michel Barnier, pas takimit me Lord Frost që përfaqëson Britaninë në negocitata, tha se situata është ende e zymtë.

Ndërkohë, bëhet me dije se lidhur me marrëveshjen do të ketë një komunikim mes Kryeministrit Boris Johnson dhe Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen..

Nëse nuk ratifikohet asnjë marrëveshje deri në fund të vitit, Britania dhe BE mund të vendosin tarifa importi për mallrat e njëri-tjetrit.

Edhe pse ditët po kalojnë palët shprehen optimiste për të arritur në një marrëvehsje e cila do jetë e pranueshme nga të gjithë./tvklan.al






Të ngjashme