Moska lejon kompaninë Lufthansa për të udhëtuar drejt aeroporteve ruse

Fluturimet mes Gjermanisë dhe Rusisë kanë rifilluar pas pezullimit të linjave ajrore mes dy shteteve. Lufthansa mori dritën jeshile nga Moska për kryerjen e fluturimeve. “Kjo do të thotë që fluturimet e Lufthansa për në Moskë dhe Shën Petërsburg mund të operohen siç është planifikuar,” tha një zëdhënëse e linjës ajrore.

Kompania ishte detyruar t’i anulonte lëvizjet pasi nuk arriti të merrte miratimin nga autoriteti i aviacionit rus FATA. Gjermania u shpreh se vendimi ishte bazuar në praktikën e miratimit reciprok të fluturimeve.

Lëvizjet erdhën midis tensioneve në rritje midis vendeve perëndimore dhe Rusisë rreth mbështetjes së kësaj të fundit për Bjellorusinë.

Mosmarrëveshja pason lëvizjet e Bashkimit Evropian për të ndaluar fluturimet me Rusinë që të kalojnë në hapësirën ajrore Bjelloruse pasi qeveria në Minsk detyroi aeroplanin të linjës Ryanair të bënte ulje të detyruar dhe më pas arrestoi Roman Protasevich, një aktivist dhe gazetar kritik ndaj regjimit të presidentit Alexander Lukashenko.

Klan News