Fluturim direkt Zyrih-Tiranë, çdo të premte. Në Qershor dy herë në javë

Fluturimet direkte me Zvicrën janë rikthyer pas një ndërprerjeje gati një vjeçare për shkak të pandemisë. Kompania e fluturimit që operon në këtë linjë ka njoftuar se prej datës 7 Maj 2021 rinis fluturimin direkt nga Zyrih në Tiranë dhe kthim me operim një herë në javë, të Premteve.

Synohet që me nisjen e gjithë sezonit veror, prej Qershorit dhe në vijim të rifillojnë fluturimet dy herë në javë.

Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Sipas njoftimit të aeroportit ndërkombëtar “Nën Tereza”, njofton pasagjerët se duhet të kontaktojnë me kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme.

Klan News