Rinisin gërmimet arkeologjike tek “Rotondo” në Durrës




Rinisin gërmimet arkeologjike tek “Rotondo” në Durrës

16:47 20/07/2021

Arkeologet i ndërprenë për shkak të Pandemisë

Pas 2 viteve ndërprerje për shkak të pandemisë në monumentin Forumi Bizantin i njohur ndryshe si “Rotondo” në Durrës kanë rifilluar gërmimet arkeologjike.

Projekti i gërmimeve është vazhdimësi e gërmimeve të mëparshme për te njohur  më shumë qytetin e Durrësit në antikitetin e vonë qe i përkasin shekullit të IV dhe të VII të erës sonë.

Për një njohje më të thelluar është e nevojshme të bëhen disa sondazhe, me qëllim dokumentacioni arkitektonik dhe stratigrafik, të cilat njihen pjesërisht.

“Rotondo” e Durrësit është ndërtuar në një periudhe të vështirë ekonomike të perandorisë bizantine. Duke qenë qyteti më i rëndësishëm në Ilirinë e Jugut, ai u ndërtua si simbol i fuqisë së qytetit bregdetar.

Tv Klan





Të ngjashme