Rinisin punimet për gazsjellësin me të madh në SHBA



Rinisin punimet për gazsjellësin me të madh në SHBA

19:40 13/05/2021

Aktiviteti u pezullua pas sulmit kibernetik duke alarmuar qytetaret për mungesë të naftës

Gazsjellësi më i madh amerikan ka rinisur punën gjashtë ditë pas një sulmi kibernetik që i ka ndalur aktivitetin dhe ka rritur shqetësimet për furnizime të naftës në gjithë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara. Colonial Pipeline ka thënë se kjo nënkupton se do të duhen disa ditë që gjithçka t’i kthehet normales. 

Kompania njoftoi më 8 Maj se ishte viktimë e një sulmi kibernetik, çka ka rezultuar me ndalje të operacioneve. Ky njëherësh është konsideruar sulmi më i rëndë kibernetik në infrastrukturën energjetike të SHBA-së.

Gazsjellësi me gjatësi 8,850 kilometra transporton rreth 45% të karburanteve në pjesën lindore të SHBA-së. Së fundi në këtë pjesë është raportuar për mungesë të naftës, por edhe rritje të çmimeve të karburanteve, gjë që ka shqetësuar qytetarët amerikanë.

Byroja Federale e Hetimeve (FBI) ka thënë se rrjeti kriminal DarkSide, ka kryer sulmin kibernetik. Ekspertë të kibernetikës besojnë se rrjeti ka bazën në Rusi apo Evropën Lindore, ku shërbime lokale të sigurisë mund të tolerojnë apo edhe të punësojnë këta kriminelë kibernetikë.

Presidenti amerikan Joe Biden u shpreh me heret se Rusia “ka përgjegjësi” për t’u deklaruar rreth sulmit, ndonëse nuk e ka fajësuar drejtpërdrejt Kremlinin. Rusia ka hedhur poshtë përfshirjen në këtë rast.

Klan News







Të ngjashme