Rinisja e dialogut me Serbinë

Rinisja e dialogut me Serbinë

16:10 15/08/2019

Analistët: Pritet përfshirje aktive e SHBA

Thirrja e vendeve të QUINTI-it këtë javë që të rinisë sa më shpejt dialogu Prishtinë-Beograd me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, e forcon edhe më shumë bindjen e analistëve se kjo çështje nuk do të kalojë në duar të vendeve evropiane si Franca e Gjermania, siç pretentonte Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj.

Violeta Haxholli nga KDI-ja thotë se në këtë fazë mund të ketë një përfshirje më aktive të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Franca dhe Gjermania mund të vazhdojnë të luajnë rol më aktiv por do të vazhdojë të ndërmjetësohet nga BE-ja. Mund të ketë në mënyrë më aktive dhe përfshirje të SHBA-së”.

Për analistin Fisnik Halimi, këtë dialog vetëm formalisht do ta udhëheqë Bashkimi Europian, por do të jetë e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe do të garantohet nga Rusia.

“Të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm dhe të vëmendshëm që fuqia e Bashkimit Evropian për të arritur marrëveshje të mëdha politike është inekzistente dhe sponsor kryesor do të jetë SHBA-ja e garantuar nga Rusia”.

Ndërsa çështja e korrigjimit të kufijve do të jetë sërish në tavolinën e bisedimeve.

“Çështja e korrigjimit të kufijve nuk është hequr në asnjë moment nga tavolina e bisedimeve. Legjislatura e ardhshme e Kuvendit të Kosovës do të jetë para një akti të kryer për të votuar pikërisht atë marrëveshje”.

Dialogu Prishtinë-Beograd aktualisht është stopuar për shkak të taksës së vënë nga qeveria e Kosovës ndaj produkteve serbe. Vendet anëtare të QUINT-it këtë javë kërkuan nga Kosova të heqë taksën, dhe nga Serbia të ndalojë lobimin kundër Pavarësisë së Kosovës në mënyrë që t’i hapet rruga bisedimeve për një marrëveshje finale ndërmjet të dyja palëve.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT