Aeroporti Nënë Tereza në një njoftim për mediat ka sqaruar se fluturimet për qytetarët do të nisin nesër në mëngjes. Ndërkohë sot kanë nisur fluturimet e domosdoshme.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e programuara rinisin nesër në mëngjes, ndërkohë që sot do të kryhen operimet për fluturimet humanitare, mjekësore dhe diplomatike. Sipas njoftimeve zyrtare të shtetit shqiptar, fluturimet e programuara rifillojnë nesër në mëngjes, më 9 Prill 2021“, njofton aeroporti.

Më tej sqarohet se udhëtimi i parashikuar për në Dubai do të bëhet nga aeroporti i Podgoricës dhe të gjithë pasagjerët do të transportohen me autobusë, por sërish duhet të paraqiten në termanalin e Rinasit.

Pasagjerët e Fly Dubai që kanë prerë biletën për në Dubai dhe e kanë fluturimin ditën e sotme, i bëjmë me dije ata dhe operatorët turistikë se udhëtimi do të kryhet nga aeroporti i Podgoricës dhe deri atje do të transportohen me autobuzë. Janë të lutur të paraqiten brenda terminalit të TIA-s për dhënien e dokumentacionit të nevojshëm për këtë udhëtim.

Njoftojmë gjithashtu se pasagjerët e itinerarit Dubai – Tiranë po me flydubai, se avioni do të ulet në aeroportin e Podgoricës sot në mbrëmje, me një parashikim 18:30 orë lokale, kështu që operatorët turistikë janë të lutur të kujdesen për transportin e tyre nga Podgorica në Tiranë me autobusë“, vijon njoftimi.

Fluturimet në Rinas u ndërprenë një ditë më parë për shkak të grevës së kontrollorëve të Albcontrol./tvklan.al