Rinisja e futbollit në Gjermani



Rinisja e futbollit në Gjermani

19:30 28/04/2020

Lojtari pozitiv me COVID-19 do të izolohet, skuadra do të vijojë

Në Gjermani nëse futbolli rinis nuk do të ndalet. Mediat vendase, më saktë revista “Der Spiegel”, shkruan se një pikë e protokollit ka të bëjë faktin nëse gjendet një lojtar pozitiv ai do të izolohet deri disa ditë pasi t’i kenë kaluar simptomat.

Pjesa tjetër e ekipit do të vijojë aktivitetin nën masa dhe kontrolle të rrepta. Për të përballuar këtë situatë janë do të duhen 20 mijë tamponë. Në rregulla përcaktohet edhe numri i personave që do të jenë në stadium gjatë ndeshjes me dyer të mbyllura, 239 në total.

Ekipet gjermane ishin të parat që dolën në stërvitje dhe shpresojnë që gjatë muajit Maj të rifillojë kampionati. Nuk ka ende një datë të saktë dhe pritet që të ketë një vendim.

Tv Klan



Të ngjashme