Legjenda e kinematografisë amerikane, Robert De Niro duket shumë vite më i ri, teksa po xhiron filmin e fundit të titulluar “The Irishman”.

Me modelin e flokëve siç i kishte në fillimet e karrierës së tij dhe veshur një kostum serioz, De Niro është fotografuar në një lagje në Brooklin në setin e xhirimit të filmit.

“The Irishman” është projekti i fundit i regjisorit të famshëm Martin Scorcesse. De Niro ka punuar prej vitesh me Scorcese në filma si Goodffellas, “The King of Comedy”, “Raging Bull” dhe “Cape Fear”.

Në këtë film, 74-vjeçari De Niro do të ribashkohet me aktorin legjendar Al Pacino, me të cilin ka punuar prej vitesh në filma si The Godfather dhe Heat.

Filmi the Irishman pritet të dalë në kinematë botërore vitin që vjen.

Klan Plus