Rinovimi i Chiellini po vonon




Rinovimi i Chiellini po vonon

23:20 21/07/2021

Mbrojtësi është lojtar i lirë, ende nuk e ka gjetur akordin me Juventusin

E ardhmja e Giorgio Chiellini te Juventusi është e paqartë. Vetë futbollisti dëshiron që të vazhdojë që të jetë pjesë e “Zonjës së Vjetër”, por një vendim nga klubi ende nuk ka.

Tifozët bardhezinj janë shqetësuar nga një deklaratë e bërë nga menaxheri i futbollistit Davide Lipi, i cili tha se “Chiellini dëshiron që të qëndrojë te Juventusi, por për t’u martuar duhen dy vetë”.

E sigurtë është që mbrojtësi 36-vjeçar do të vazhdojë që të luajë. Ai ndihet i qetë për të ardhmen, ndërkohë që ende nuk ka asgjë të re.

Kontrata me Juven përfundoi më 30 Qershor dhe drejtuesit bardhezinj e dinë mirë dëshirën që lojtari ka për të ardhmen.

Nëse akordi mes të dyja palëve nuk gjendet, atëherë interesim për shërbimet e tij ka shfaqur skuadra e Atletico Madridit.

Chiellini ishte një ndër futbollistët kryesorë të Italisë në kampionatin evropian. Siguria që ai dha në prapavijë bashkë me Leonardo Bonucci ishte vendimtare për fitimin e trofeut.

Me paraqitjen e tij tregoi se ai ende mund të japë shumë, ndëkrohë që kjo vonesë ka nisur të shqetësojë tifozët bardhezinj që nuk e mendojnë ekipin pa Chiellini.

Mbrojtësi i Italisë ka qenë pjesë e “Zonjës së Vjetër” për 17 vite.

Klan News





Të ngjashme