Mino Raiola kërkon 10 milionë euro në sezon

Rinovimi i Gigio Donnarumma te Milan po kthehet në një telenovelë. Drejtuesit e klubit po negociojnë prej kohësh me menaxherin e tij Mino Raiola që tani kërkon 10 milionë euro në vit. Një shumë e lartë, pasi aktualisht Donnarumma merr 6 milionë në sezon.

Kjo situatë delikate vjen në momentin kur ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të marrëveshjes aktuale që mbyllet më 30 Qershor të 2021. Nëse nuk veprohet shpejt prej Janarit Gigio Donnarumma është i lirë të nisë bisedimet me çdo ekip tjetër dhe në fund të sezonit të largohet falas.

Te Milan duan që ta paguajnë 7 milionë në sezon dhe ta zgjasin qëndrimin e tij deri në 30 qershor të 2023. Kjo nuk është hera e parë që Mino Raiola krijon një situatë të vështirë me klubin, pasi edhe në të kaluarën qëndrimi i Donnarumma është shoqëruar me polemika.

Tv Klan