Afrim Bilali grumbullon të rinj nga kampionati italian

Ferdi Bedini është një nga prurjet e reja në Kombëtaren e Basketbollit të Meshkujve. Pjesë e kuqezinjve me moshat, po bën hapin e madh. Bedini është një nga lojtarët e ardhur nga kampionati italian ku aktivizohet me Basket Borgosesia në Serie B.

“Jam shumë i ri, 20 vjeç, e kam si ëndërr të luaj për Shqipërinë. S’kam emocion në fushë, do të luaj fort”.

Trajneri Afrim Bilali thotë se po punon për rinovimin e ekipit dhe këtë po bën për parakualifikueset e Kupës së Botës 2023.

“Çdo herë më tepër afrohen lojtarë me moshë të re, që të bëhet një rinovim i ekipit kombëtar. Kësaj here kanë ardhur shumë lojtarë nga Italia”.

Portugalia më 20 Shkurt në transfertë dhe Qipro më 23 Mars në shtëpi janë kundërshtarët për ndeshjet e para. Afrim Bilali tregon për cilësitë e kundërshtarëve.

“Portugali është një ekip agresiv si në sulm dhe në mbrojtje, pot me elementët e rinj mund të bëjmë një paraqitje dinjitoze”.

Në grupin e Shqipërisë është dhe Bjellorusia. Në fazën pasardhëse kualifikohen dy ekipet e para.

Tv Klan