Rinovimi te Barcelona

Rinovimi te Barcelona

17:30 17/11/2020

Mosha mesatare më e ulët e dekadës së fundit

Barcelona po kryen një rinovim të ekipit të parë që filloi me ardhjen e futbollistëve të tillë si Pedri dhe Trincao apo konsolidimin e Ansu Fati në formacion. Në të njëjtën kohë u larguan Luis Suarez, Ivan Rakitiç dhe Arturo Vidal pas dështimit në sezonin e fundit.

Kjo ka bërë që mosha mesatare e ekipit katalanas të jetë më e ulëta e dekadës së fundit, 25.33 vjeç. Po të shikojmë 24 lojtarët që përbëjnë grupin janë nën 25 vjeç ose më pak.

Transformimi ka një ndikim të rëndësishëm në krahasim me sezonin e kaluar, ku mosha mesatare ishte 26.28 vjeç. Të 30 i kalojnë vetëm 6 lojtarë përvoja të cilëve duhet në një skuadër që synon majat. Pritet që ky ndryshim gjeneratash te Barcelona të vijojë nga trajneri Ronald Koeman.

Tv Klan





Të ngjashme