Miralem Pjanic do të vijojë gjatë me Juventus. Mesfushori boshnjak firmosi një kontratë të re me skuadrën kampione të Italisë që do të zgjasë deri në Qershor të 2023. Kur të përfundojë marrëveshja, Pjanic do të jetë 33-vjeçar.

Ai do përfitojë 6.5 milionë Euro në sezon duke u bërë i treti më i paguar pas Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala. Një vendim i matur i drejtuesve të Juve që e afruan futbollistin nga Roma në verën e 2016 ku menjëherë u kthye në një pikë kyçe për ekipin.

Pjanic gjatë kësaj periudhe ka dhënë 17 pasime për gol dhe ka shënuar 15 të tillë. Me goditjet e tij standarte është kthyer në një makth për portierët.

Tv Klan