Do të paguhet 5.1 milionë Euro në sezon përveç bonuseve

Pas një pritjeje gati 1-vjeçare, Rafael Leao firmosi rinovimin me Milanin. Klubi kuqezi zyrtarizoi akordin e ri deri në vitin 2028.

Drejtuesit e Milanit po punonin prej një kohe të gjatë për rinovimin me sulmuesin portugez. Leao do të përfitojë 5.1 milionë Euro në sezon, shto këtu edhe bonuset.

Në bazë të akordit, 23-vjeçari nuk do të jetë më i detyruar t’i shlyejë borxhin klubit të Sporting Lisbonës, që në fund do të derdhet në llogarinë bankare të portugezëve nga klubi i Lilës, me të cilët futbollisti ka luajtur.

Në kontratën e re është edhe një klauzolë shitjeje me vlerë 175 milionë Euro. Leao mund edhe të ndryshojë numër në fanellën e tij, e mund të mbajë mbi shpinë dhjetën, nëse Brahim Diaz largohet.

Fjalët e tij pas rinovimit ishin se kjo ishte ajo çfarë ai kërkonte dhe tani objektiv janë fitoret me fanellën kuqezi.

Klan News