Gjigandi i minierave anglo-australiane, Rio Tinto ka njoftuar shtyrjen e afatit kohor për ndërtimin e minierës së  re të litiumit në Serbi për të paktën një vit.

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq tha se qeveria serbe nuk do të marrë asnjë vendim pa u konsultuar më parë me komunitetet lokale. Ajo tha se nuk donte të merrej me çështjen e pritjeve të kompanisë, por se është atje për të “mbrojtur dëshirat dhe interesat e qytetarëve të Serbisë”.

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Emanuele Giaofret, përsëriti qëndrimin e BE-së se “Projekti Jadar” mund të jetë një mundësi për zhvillimin socio-ekonomik, por me kusht që të zbatohen standardet më të larta të mbrojtjes së mjedisit.

Ndërkohë, shtyrja e projektit vjen si fitore për protestuesit  që bllokojnë rrugët në Serbi për ditë me rradhë. Shumë kanë frikë se projekti i minierave do të shkaktojë dëme të mëdha  ekologjike. Aktivistët janë zotuar se do të vazhdojnë me protesta  derisa kompania e minierave të largohet nga Serbia.

Klan News