Reperi Fero ka festuar dje Halloween në një mënyrë të çuditshme duke tmerruar ndjekësit e tij. Në Instagram ai ka postuar disa video teksa del nga arkivoli duke qeshur me titullin “R.I.P Fero”.

Video është komentuar nga më shumë se 800 fansa ku pjesa më e madhe e kanë kritikuar, por ka edhe të tjerë të cilët e kanë pranuar si një shaka të reperit. Kjo nuk është hera e parë që Fero tremb fansat, pasi edhe më herët në një koncert ai është shfaqur në arkivol.

 

View this post on Instagram

 

Rip Fero

A post shared by BONA FAM OUT NOW 💗 (@ferofera) on

/tvklan.al