Koreografja tregon planet për zgjerimin e familjes

Koreografja e njohur shqiptare, Riselda Sejdia e ftuar në programin “Rudina” në Tv Klan, ka folur për jetën e saj luksoze në Dubai. Apartamenti i saj në Dubai plotëson çdo nevojë që ajo ka, aq sa nuk është e nevojshme të dalë fare prej tij.

Ajo tregoi se ky apartament është në emrin e saj, dhe është një dhuratë që bashkëshorti ka bërë për të. Djali i saj fillimisht nuk e ka pëlqyer shumë Dubain, por tani gjithçka ka ndryshuar, ai e adhuron Dubain dhe jetesën aty.

Më përpara nuk e ka pasur këtë lloj mendimi. Kishte më qejf Europën, kurse tani kalojnë dy muaj, sepse e kushtëzon dhe shkolla se nuk do të mungojë, është shumë mirë me mësime. Edhe e kam si vitaminë D Dubain mami, thotë. Po nuk e shkela të paktën njëherë në muaj, ndjej një boshllëk”.

Për sa i përket pyetjes së moderatores, nëse janë duke menduar që të zgjerojnë familjen me një tjetër fëmijë, koreografja thotë se pengesë për këtë është bërë djali i saj.

Unë e kam thënë dhe herët e tjera se ndalesë për këtë ka qenë Brahimi. Ndoshta të tjerët që e dëgjojnë, ndoshta dhe nuk e besojnë, por kjo është e vërteta. Dhe kjo gjë nuk më ka bërë mbarë më tepër. Sepse e shikoj që ndihet shumë keq, kur hapet një muhabet që të vijë një fëmijë tjetër në jetë. Bëhet shumë keq. Edhe pse është rritur, tani prapë vazhdon me atë lloj konceptimi. Dhe për momentin nuk kemi asnjë plan në horizont të këtij lloji”. /tvklan.al