Rishfaqet sëmundja e lopës së çmendur. Është verifikuar rasti i parë në një fermë për rritjen e kafshëve në Skoci. Lajmi është konfirmuar nga autoritetet vendore të cituara nga rrjeti britanik BBC.

Përgjegjësi për Ekonominë Rurale në qeverinë skoceze, Fergus Ewig ka theksuar se ferma është izoluar, është ndaluar lëvizja e kafshëve dhe është ndërmarrë bllokimi i tregtimit të gjësë së gjallë apo të mishit.

Për momentin autoritetet sigurojnë së nuk ka asnjë rrezik të përhapjes, pasi rasti është verifikuar para çdo lloj kontakti me zinxhirin e ushqimit për konsumatorët.

Episodi i parë i lopës së çmendur në Skoci që është i njohur për ferma të cilësisë së lartë dhe është ndeshur 10 vjet më parë. Britania e Madhe ishte vendi më i prekur nga epidemia e kaluar, me 180 mijë krerë lopë dhe më pas u përhap në shumë vende të botës.

Është një sëmundje ngjitëse që i transmetohet edhe njeriut. Simptomat e para janë problemet psikike si depresion dhe ankth dhe më pas evoluon në humbje të koordinimit të lëvizjes dhe ekuilibrit, duke arritur deri në paralizë. Nuk ekzistojnë terapi për këtë sëmundje, e cila çon në vdekjen e kafshës, por edhe të njeriut.

Klan Plus