Fidel Castro ka bërë një dalje të rrallë publike.

Ish – Presidenti i Kubës, i cili në vitin 2008 ia pushtetin vëllait të tij, për shkak të një sëmundje, nuk shfaqej në publik që prej Korrikut të shkuar.

89 – vjeçari, vizitoi nxënësit e një shkolle, ku foli për figurën revolucionare të Vilma Espin.

Ai nuk bëri asnjë koment për vizitën e Presidentit amerikan Barack Obama në Kubë, gjatë muajit të shkuar

Castro ka qenë në fokusin e disa atentateve të qeverive të mëparëshme amerikane, pas hedhjes së regjimit të Fulgencio Batista në vitin in 1959 dhe krijimit të regjimit komunist. /tvklan.al