Rishikimi i figurës së Esat Pashë Toptanit risolli në Tiranë historianë dhe autorë në një simpozium shkencor. Në qendër të tij ishte ridimensionimi përmes fakteve të panjohura i një personazhi kontravers që pati rolin e tij në historinë e Shqipërisë.

Mirela Bogdani, themeluese e “Tirona Intellectum”:

Nxjerrja nga pluhuri i harresës, e ka vuajtur këtë persekutim dhe meqenëse etiketimet si tradhtar, epitete negative e kanë bërë si figurë kontraverse. Rishikimi i historisë përmes figurës së Esat Pashë Toptanit.

Për autorin i librit, “Esat Pashë Toptani, njeriu, lufta, pushteti”, Ilir Ikonomin, historia për Esat Pashë Toptanin duhej rishkruar për të dhënë rreth tij një vlerësim objektiv, të pandikuar nga ideologjia.

Ilir Ikonomi, autor i librit “Esat Pashe Toptani, njeriu, lufta, pushteti”: Është figurë mbarë kombëtare dhe jo figurë lokale. Është figurë e një tjetër kalibri. Esat Pashë Toptani ka qenë në çdo fazë të historisë.

Përmes dokumentave, fakteve të zbuluara në arkivat e Europës, studiuesit risjellin e figurën Esat Pashë Toptanit, kryeministrin e tretë të shtetit shqiptar, pas Ismail Qemalit dhe Turhan Pashës, në rolin e tij prej protagonisti si ushtarak, politikan dhe diplomat në ngjarjet me të mëdha të historisë së Shqipërisë.

Tv Klan