Për presidentin kosovar Hashim Thaçi, propozimi i tij për rishikimin e kufijve me Serbinë i jep fund planit serb për ndarjen e Kosovës. Komentet, kreu i shtetit kosovar i bëri në një intervistë për të përditshmen “Epoka e Re” ku theksoi sërish se synimi i tij është të përfshijë luginën e Preshevës në hartën e Kosovës.

Hashim Thaçi, president i Kosovës:

Korrigjimi i kufijve dhe përfshirja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën, përfundimisht e shuan ëndrrën e vjetër të Akademisë serbe të Shkencave për ndarjen e Kosovës apo krijimin e “Republika Srpskas” në Kosovë.

Thaçi shprehet se nuk do të lejojë që Bashkësia e Komunave me shumicë serbe të ketë kompetenca ekzekutive. Ai ftoi opozitën që të japë mendimin e saj duke u bërë pjesë e dialogut për mënyrat e zgjidhjes së çështjes së Kosovës. Për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, premton se do të kërkojë edhe mendimin e popullit përmes referendumit. Ndërsa shpreh optimizmin se marrëveshja me Serbinë do të do të arrihet vitin e ardhshëm.

Megjithatë marrëveshja për rishikimin e kufijve nuk shihet me sy të mirë nga partnerët ndërkombëtarë të Kosovës. Vetë kancelarja gjermane Angela Merkel tha se në Ballkanin Perëndimor kufijtë janë të përcaktuar dhe nuk do të ndryshohen më.

Tv Klan