Rishikimi i reformës territoriale dhe zgjedhore


Rishikimi i reformës territoriale dhe zgjedhore

19:00 23/07/2021

Ambasadori gjerman kërkon bashkëpunim nga palët politike në sesionin e ri parlamentar

Me rikthimin në parlament opozita ka paralajmëruar se do të kërkojë rishikimin e reformës territoriale dhe asaj zgjedhore. Nga Korça ambasadori gjerman në vendin tonë Peter Zingraf ka thënë se pret bashkëpunim nga palët në kuvend.

Unë e kuptoj që do të kemi nje parlament ndryshe përsëri pas rikthimit të opozitës në parlament dhe të dy partnerët kanë thënë që reforma zgjedhore duhet të vazhdojë pasi ka gjëra që nuk janë zgjidhur vitin e kaluar dhe secili partner është shprehur që do të shkojnë pas asaj çfarë ka mbetur mbrapa, unë do të mireprisja vazhdimësinë e procesit të kësaj”.

Një nga reformat më të diskutuara është edhe ajo në drejtësi.

Kjo është gjithmonë një çështje, ne e kemi parë që reforma ka efektet e saj dhe ka nevojë për kohë që të ecë përpara, reforma kërkon të gjithë mbështetjen, me mbështetje mund të arrihet, qasjet pragamatike dhe praktike  mund të ndihmojnë instiucionet që të vendosin të çojnë përpara arkitekturën e re të reformës, dhe ka nevojë të vazhdojë të ecë përpara”.

Zingraf u pyet nga gazetarët edhe për procesin e integrimit dhe nëse Shqipëria do të mundet të hapë negociatat me BE këtë vit.

Është një pyetje 1 milionë dollarëshe, ne donim, do të punojmë me partnerë dhe ende shpresojmë që do të jetë ajo dritarja e mundësisë, ne e kemi të nevojshme, ne duam t’i respektojmë premtimet tona si Bashkim Europian por nuk varet nga ne, dhe po ne duam të shkojmë atje dhe të bëjmë gjithçka që mundemi me partnerët”.

Këto deklarata ambasadori gjerman i bëri pas një takimi që zhvilloi me kryetarin e bashkisë së Korçës, Sotiraq Filo.

Klan News







Të ngjashme