Pas 7 muajsh negociata, Shqipëria ka arritur të dyfishojë fondet që përfiton nga projekti “Trans Adriatic Pipeline”. Në bazë të marrëveshjesë së re, që Ministria e Energjisë nënshkroi me konsorciumin, vendi ynë do të marrë 60 milionë euro më shumë tatim – fitim për 25 vitet, që do të operojë gazsjellësi dhe po ashtu janë dyfishuar fondet e investimeve për komunitetin, ku do të kalojë tubacioni i gazit.

Kjo marrëveshje e amenduar i krijon mundësinë Shqipërisë që të trajtohet tashmë në mënyrën e duhur dhe të ribalancojë angazhimet e saj kontraktuale si vend pritës i gazsjellësit duke maksimalizuar përfitimet,”

deklaroi Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Ndërsa Drejtori Menaxherial i TAP, Ian Bradshaw tha: “

Ne do të vijomë të jemi “fqinj” të mirë dhe një koorporatë me përgjegjshmëri të lartë shoqërore e qytetare dhe do të mbështesim projekte sociale dhe mjedisore që sjellin përmirësime të qëndrueshme në cilësinë e jetës së komuniteteve që jetojnë pranë gjurmës së gazsjellësit në Shqipëri”.

Qeveria, pas përfundimit të masterplanit të gazit, i cili do të identifikojë nevojat e vendit për rezerva të gazit natyror, do të nisë negociatat me aksionerët e TAP, për të marrë një përqindje të caktuar të sasisë së gazit për nevojat e saj, njësoj si Greqia dhe Italia.

Tv Klan