Historiani Aurel Plasari është përfshirë sot në debatin për rishkrimin e historisë së Shqipërisë. I ftuar emisionin “Opinion” në Tv Klan, Plasari është shprehur se është i mendimit që historia mund të rishkruhet, pasi dalin në dritë fakte të reja dhe shikohet e shkuara ndryshe.

Një pjesë e shqetësimit që lind sot është me tekstet që do të prodhojë Akademia e Shkencave. Unë nuk jam pjesë e atij grupi punë ne Akademinë e Shkencave, por i takon që të bëjë këtë gjë, nuk është për të bërë promovime dhe funerale.

I takon që të bëjë vepra të tilla, por nuk duhet që këto tekste të imponohen me dhunë. Në të gjithë botën ka tekste akademike dhe tekste të tjera alternative”, tha Plasari.

Sipas Plasarit duhet të ketë tekste alternativë, dhe të mos ketë vetëm një tekst që t’u imponohet të gjithëve.

E gjithë çështja është nëse do të kërkojë shoqëria alternative, duhet parë nëse e kanë fuqinë për këtë gjë apo jo. Mua më duket se nuk e ka shoqëria fuqinë për të krijuar alternativën”, shtoi ai./tvklan.al