Risia më e fundit e Instagram

Risia më e fundit e Instagram

09:51 20/03/2019

Rrjeti social Instagram është kthyer tashmë në një industri për të ardhurat dhe reklamimet e produkteve të ndryshme. Për këtë arsye, Istagram ka vënë në dispozicion një opsion të ri, që u mundëson përduresve të blejnë artikujt që ata dëshirojnë direkt nga ky aplikacion. Drejtuesit e rrjetit social e shikojnë këtë si një mundësi të re për të rritur të ardhurat.

Kjo risi është aktive vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës fillimisht, dhe më pas do të shihet mundësia për të qenë funksionale edhe në vendet e tjera të botës. Në listën e Instagram ku ju mund të bëni blerje online direkt nga ky rrjet social janë përzgjedhur fillimisht marka të modës dhe make-up, si "H&M", "Nike", "Prada", "Zara" dhe "Burbery". Përdoruesve në SHBA do t'u shfaqet një opsion i quajtur "checkout on Instagram", kur ata shikojnë një produkt të firmave të sipërpërmendura.

Nëse klikojnë opsionin "checkout on Instagram" për produktin që kanë interes, do të drejtohen direkt në një faqe brenda Instagram ku mund të zgjedhin artikullin që duan dhe specifikimet rreth tyre, si dhe informacionet për të bërë pagesën dhe alternativat e dërgesës së postës. Aplikacioni do të japë gjithashtu informacion për përditësimet e dërgesës si dhe do t'ju mundësojë që të ndiqni në kohë reale se ku ndodhet porosia juaj. Instagram ka siguruar se do të ruajë të gjitha të dhënat e përdoruesve që bëjnë porosi të produkteve online. /

tvklan.al

Të ngjashme
Kolegji Profesional AKSHI