Java e modës në Londër këtë vit do të zhvillohet në datat 14 deri më 18 Shtator, ku do të ekspozohen koleksionet “Pranverë –Verë” 2019. Këshilli i Modës Britanik, i cili organizon aktivitetin, njoftoi se do të ketë shumë ndryshime në krahasim me vitet e kaluara. Për herë të parë java e modës do të zhvillohet në rrugë.

Aty do të prezantohen 150 marka ndërkombëtare dhe britanike, duke i dhënë  mundësi blerësve që të akses të drejtpërdrejtë me stilistët dhe prodhimet e tyre. Markat si Topshop, Marks & Spencer dhe Burberry kanë adoptuar të gjithë pistën, për të prezantuar modele rrobash, të cilat njerëzit mund t’i blejnë në moment. Victoria Beckham do të paraqesë koleksionin e saj për sezonin 2019 për herë të parë në Londër, duke festuar dhe në këtë menyrë 10-vjetorin e markës së saj.

Klan Plus