Risitë e sezonit të ri politik

Risitë e sezonit të ri politik

22:57 06/09/2019

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” kanë qenë të ftuar teologu Arjan Curi dhe analisti Armand Shkullaku, të cilët folën për risitë e sezonit politik.

Sipas Shkullakut sezoni i ri politik do të sjellë zgjedhje të parakohshme, por do të mbartë sërish Edi Ramën. Analisti shtoi se zgjedhjet parlamentare mund të mbahen në Pranverën e vitit që vjen.

Ndërkohë Curi tha se edhe zgjedhjet parlamentare edhe ato lokale mund të mbahen në një ditë.

Arian Çani: Sezoni i ri politik çfarë risish pritet të sjellë në ndryshim nga sezonet e mëparshme?

Armand Shkullaku: Mendoj zgjedhje të parakohshme.

Arian Çani: Brenda dhjetorit e ke fjalën?

Armand Shkullaku: Jo, pak më gjatë.

Arian Çani: Për bashkiaket s’ka më asnjë shans.

Armand Shkullaku: Se di, mund të jetë pjesë e një kompromisi pak më të madh nëse do të diskutohet, por mendoj se do të ketë zgjedhje parlamentare në Pranverën e vitit që vjen.

Arian Çani: Curi?

Arjan Curi: Besoj se do të ketë edhe zgjedhje lokale edhe parlamentare dhe do të jenë bashkë në një ditë. Ka një mundësi për ristartim të lojës.

Arian Çani: Sezoni i ri çfarë do të mbartë nga sezonet e mëparshme?

Armand Shkullaku: Edi Ramën.

Arian Çani: Curi?

Arjan Curi: Edi Ramën./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT